VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MOTRËS
 - Në PragMartesë-
Nga DRITA LUSHI

E Hënë, 12.16.2013, 05:42pm (GMT1)

          



...!
Teksa ndonjë lot i ngrohtë
do të rrëshqasë në faqe,
Mos e fshij;
Është lezeti i kësaj dasme.

...!
Bija  të një babai,
Që ndonse ëngjëll në qiell
Shpirti i tij, rrugën na ndriçon si diell.
 

Bija të një nëne fjalëpakë
Stoike e të mirë,
Shembull ynë më i dlirë!

Motra të dy vëllezërve,
Djem t'bukur e azganë,
Që krah  i patëm gjithmonë.

Me mijëra inde dhe fije
Të lidhura unë e ti, motra ime.
Fije, ëndërrash dhe dashurie.

Orët veshur janë e ndrijnë margaritar
E Ditët shkëlqejnë  nga vezullimi yt nuse.
K'të  dimër, ti po na e kthen behar.

Teksa ndonjë lot i ngrohtë
do të rrëshqasë në faqe,
Mos e fshij;
Është lezeti i kësaj dasme.
 

Në të bardha për pak ditë
Ti si Yll do të ndrish.
Si pajë të japim veç uratën tonë:
Një qiell lumturi, shumë, shumëfish.
                 --------------
-Per ZSh-në, më 15 Dhjetor 2013, Shqipëri-
DRITA LUSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.