VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
BREGU I MOLLËS Nga AZEM SHKRELI E Martë, 12.17.2013, 09:37am (GMT1) Kurrgjë s'qenka kurrgjë Si e kemi lënë njëherë unë e Lami As Lugu i Helmit as hijet Bregut të Mollës Ku mollët veç i kujtonim të kuqe E na kuqeshin faqet gjithë verën e lume As mrizi degëbigë mes të cilave Rrinte dielli në dymbëdhjetepesë Kurrgjë s'qenka kurrgjë as ai zjarri i rnadh Që ra shi i mbarë e na e fiku Që ra shi i mirë e na e fiku se digjen malet Se digjen more malet e na flet Shaban Syla Kurrgjë s'qenka kurrgjë Si e kemi lënë njëherë unë e Lami o zot Po kush i paska prekur Po kush i paska prishur e ndërruar të gjitha Si të mos kishin qenë asnjëher këtejpari Unë e Lami me delesykat me bukë e djathë Në gjeth paje dhe me fyell Kurrgjë s'qenka kurrgjë Si e kemi lënë njëherë unë e Lami As Shpella e Bli Hunit as turra e gurëve Mbi të cilën hypnim të rritemi as lisat as Gurra e Magjupit Ujëhollë Gurra e Magjupit ujëmirë Ku pinim në fletë kërsane As gjollat e kuqe as Kurrgjë s'qenka kurrgjë Si e kemi lënë njëherë unë e Lami Veç toka e vjetër dhe era Veç toka e vjetër dhe retë përherë shtegtarë Të më thonë se rrodhi këtyre lugjeve koha Rrodhi si s'rrodhi dhe asgjë nuk gjeti Pos dy pushkëve të vogla shtogu lidhë me tojë Ose të më thonë Të gjitha janë këtu të gjitha janë Pos fëminisë suaj e barit të njomë e qingjave AZEM SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |