VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NUSJA E DEÇANIT(Frymëzim nga pikturat e Ibrahim Kodrës, komponuar në Deçan, verë e vitit 1969)Nga BEQIR MUSLIU

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
NUSJA E DEÇANIT
(Frymëzim nga pikturat e Ibrahim Kodrës, komponuar në Deçan, verë e vitit 1969)
Nga BEQIR MUSLIU

E Martë, 12.17.2013, 10:03am (GMT+1)



*
Ngutu, nëpër atë urtësi të drurit, shtegtar i lodhur
në fundin e përrallës që nuk është më përrallë
- druri e hëngër bariun me fyell në dorë
           që ngarendte kah ato kope të çetuara përtej ditës
kurse peizazhi që po krijohet nga gjethi i mbetur
           prej vjeshtës së vjetme u shndërrua tanimë në zjarr!
Vraponi, o fëmijë, që po luani me pyllin
           që ndezej nëpër atë përrallë
që nuk është më përrallë, por vetëm heshtje që e krijoi
atë njeri që e hëngrën urtësitë e drurit dhe pylltari
që u ngul në pushkën e vet për nder
           të trëndafilit që do të lulëzojë
Shtegtarë, në majë të ditës shkoi poeti për t`u varur!
Duhet të ndërrohet kjo ditë vetëm brenda kësaj kënge!

*
E sollën një piktor në ditën që u shndërrua në një mollë
tani fëmijët e padjallëzuar ngarendin që ta grimcojnë
si planetin, si ëndrrën, si fëmijërinë e tyre që merr
            edhe atë paqe që e ruajnë nën gishta; dhe shkelin tokën
edhe këtë pikturë të verës që bariu me fyell në dorë e kërkon
ndër përralla e përralla atë Qytet ku do të dalë
            i barazuar me atë magji që e pa njëherë gjersa u shikua
me diellin e varur nëpër shuplakat e pishave
ndërsa legjenda e mbylli prapa kapakëve të librit të vet:
Shtegtar, ngutu e shpëtoje atë dru që e hëngër bariun
i cili po përkundet në qetësinë e barit që po zhduket
në peizazhin e që do të zgjohet në një dorë magjike
dhe do t`i mbyllë të gjithë rrathët që do ta shkurtojnë
atë fantazi të butë që po endet nëpër drunjtë e gjallë
e ndoshta ajo do ta shpëtojë bariun e ëndërruar të verës!
Dita po e grimcon atë kokërr mollë në dorën e fëmijës!

*
Ku mbeti Nusja e Deçanit që fliste për engjujt e zinj
që thoshte se krejt pishat mund t`i përbironte
              nëpër gishtat e saj që i bleroheshin
sa  çel e mbyll sytë: ah, cili është ai dhëndër në rroba
të gjetheve që do të bien në natën e gjerdekut të saj
cila është ajo kullë që do t`ua hapë dyert udhëtarëve të humbur
Në majë të pishës dielli përgatit lojën e vet
o kush foli aq shumë për magjinë e trilluar
e cila zogun e zuri fjetur në verën e dashur që i zhdukej
bashkë me ëndrrën që ndërtonte çerdhen në syrin-magji
pra: do të ndërtohet kjo kullë ai zog ajo dashuri sa çel
e mbyll sytë: o ku mbeti ai dru që e hëngri
Bariun e Deçanit që rrinte dhe fliste vetëm me gjuhën
e magjisë me gjuhën e zogut në një vizatim që e harroi
dita në Blokun e Ibrahim Kodrës
Ai dhëndër në rroba gjethesh po kthehet në vjeshtë!

*
Zogu që foli për ditën e sharruar në atë magji
Hapi tëra dyert e ditës: piktorin po e ndëshkon syri i tij!
            që e krijuan ngjyrat gjersa i përshkoi
prapa dyerve të ditës: o në cilën ujëvarë u mbytën thneglat
në Bistricë ndoshta do t`ia gjejnë emrin edhe kësaj luleje
dhe këtij fyelli që rastësisht hyri në këtë Blok të ditës
ku me siguri do të krenohet ai bari me vizatimin e syrit të tij
            që shkon edhe përtej bjeshkës që na pengon edhe ne
të shikohemi edhe për atë fyell që me të i zgjon barërat
e fjetura të kohës dhe dashurisë së balsamosur ndër kohë
dhe për atë gjuhë që cicëron aq bukur dhe aq ëmbël
si bilbilat që kanë mbetur në mesditën e murrme të heshtur
Por: cili do të shkruajë këngën apo baladën për atë dru
të urtë që hëngër bariun me fyell në dorë s`di në cilin qytet e pyll
Shtegtarë, ngarendni dhe kërkojeni në këtë vizatim të ditës!
-
Botuar në "Zëri i rinisë", Prishtinë, nr. 29, 11 tetor 1969
BEQIR MUSLIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BREGU I MOLLËSNga AZEM SHKRELI (12.17.2013)
NUK KAM SHPRESË TEK TINga ALDA MERINI (12.16.2013)
MOTRËS - Në PragMartesë-Nga DRITA LUSHI (12.16.2013)
KOHËT E EMIGRACIONIT-Ose, nga politika tek muzika -(Fletë ditari, në martesën e Vendimit me znj Shijaku, NJ, 26 Maj, 2007)Nga ZEQIR LUSHAJ (12.15.2013)
ZEMRA QË QESHNga CHARLES BUKOWSKI (12.15.2013)
MELODI E KËPUTUNNga MIGJENI (12.15.2013)
MALLINga ADEM ZAPLLUZHA (12.15.2013)
ARMIKUNga CHARLES BAUDELAIRE (12.15.2013)
NË DY BRIGJENga SINAN KËRPAÇI (12.14.2013)
DIBËRNga VEHBI SKËNDERI (12.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]