VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Lamtumirë shkrimtarit amerikan Xhon Apdajk

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Lamtumirë shkrimtarit amerikan Xhon Apdajk
E Mërkurë, 01.28.2009, 07:31am (GMT+1)

Voal-online - Ka vdekur nga kanceri në mushkëri shkrimtari amerikan John Hoyer Updike. Lindi më 18 mars 1932 në Shillington të Pensilvanisë. Mësoi në Universitetin e Harvardit.

E filloi krijimtarinë në vitet pesëdhjetë dhe botoi mbi 50 vepra, si romane, poezi, përmbledhje tregimesh e novelash, esè. I kishte fituar pothuaj të gjitha çmimet kryesore amerikane, përfshirë dy Pulitzer për prozën, kishte qenë disa herë kandidat për çmimin Nobel të Letërsisë dhe shpesh veprat e tij ishin përfshirë në listën e bestsellerëve.

Updike e kishte arritur suksesin, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me serinë popullore të "lepujve", tetralogji e filluar në vitet 1960 me ronanin Rabbit Run (Lepuri që rend) e vijuar me Rabbit Redux (Lepuri rikthehet), Rabit Is Rich (Lepuri është i pasur) dhe Rabbit at Rest (Lepuri pushon). « Lepuri Â» është një kampion basketbolli që vendos të shkruajë krejtësisht jetën e tij, duke ripërtërirë "shqisën e së mrekullueshmes" të fëmijërisë dhe pavarësinë djaloshare.

Në vitin 1968 kishte analizuar me librin Couples (Çiftet) temën e jetës seksuale midis çifteve amerikane të pasura të rrethinave, duke u përballur me dukurinë e shkëmbimit të çifteve. Temë e parapëlqyer e shkrimtarit ishte klasa e mesme e shikuar në mjediset e qyteteve të vogla të provincës amerikane, trajtuar në mënyrë satirike dhe duke pasur gjithnjë në shenjë martesën dhe jetën familjare tradicionale.


Libra të tjerë të Updike janë The Centaur (Centauri), Of the Farm (Nga ferma), The Witches of Eastwick (Shtrigat e Istuikut), In the Beauty of the Lilies (Në bukurinë e zambakëve).
Romanet e tij të fundit janë Villages (Fshatrat 2004) e Terrorist (Terroristi, 2006).

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhon Belushi gjeniu shqiptar i skenës dhe ekranit botëror (01.24.2009)
ZJARR DHE AKULL ROBERT FROST POETI I PARË QË LEXONTE POEZI NË NJË INAUGURIM PRESIDENCIAL (01.20.2009)
Hollivudi nuk e kandidon për Oskar filmin Gomorra (01.14.2009)
Kera Dioguardi, kandidate e çmimit Grammy- gjyqtare në sezonin e tetë të American Idol (01.11.2009)
ISMAIL KADARE: Mithat Frashërit ia mori jetën politika dhe ia ktheu letërsia (12.30.2008)
Vdiq autori i Përplasjes së Qytetërimeve - po kush ishte Samuel Filips Hantingtoni ? (12.29.2008)
GUSTAV EIFEL OSE NJERIU I KULLËS EIFEL DHE STATUJËS SË LIRISË (12.27.2008)
Merry Christmas !< (12.25.2008)
Majkëll Xhekson shëndosh e mirë (12.24.2008)
Majkëll Xhekson i sëmurë rëndë (12.22.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]