E Enjte, 03.28.2024, 05:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

Oprah Winfrey në 55 vjetorin e saj


E Enjte, 01.29.2009, 05:59pm (GMT+1)

 

 

Oprah Gail Winfrey (lindur në 29 janar 1954) është prezantuese televizioni, perandore mediash dhe filantropiste. Emisioni i saj i drejtpërdrejtë bisedor The Oprah Winfrey Show ka fituar Emmy Awards të shumëfishtë dhe është më i shikuari në historinë e televizionit. Ajo është edhe një kritike me ndikim në letërsi, aktore e kandiduar për Çmimin Oskar (Academy Award) dhe botuese e një reviste. Ajo është renditur si afrikano-amerikania më e pasur e Shekullit XX dhe njëkohësisht e vetmja miliardiere në botë ndër zezakët. Ajo është vlerësuar gjithashtu si gruaja më me ndikim në botë.

E lindur në zonën fshatare të Misisipit, bijë e një nëne single të varfër adoleshente dhe rritur më vonë në qytetin Milwakee, Winfrey u dhunua në moshën 9 vjeçare dhe kur ishte 14 vjeçe lindi një djalë, i cili i vdiq i vogël. U dërgua të jetonte me një burrë të cilin e quante baba, një berber në Tenesi, Winfrey zuri një punë në radio kur ishte ende në shkollën e mesme dhe filloi të drejtojë një emision lajmesh të mbrëmjes qëkur ishte 19 vjeçe. Në moshën 17 vjeçe ajo ishte shpallur Mis Zezakja e Tenesisë. Natyrshmëria e saj e veçantë bëri që ajo të shfaqej në arenën e emisioneve bisedore (talk show) televizive dhe pasi emisioni i saj zuri vendin e tretë në nivel lokal në Çikago, krijoi kompaninë e saj prodhuese dhe u bë pjesë e programeve rrjeteve ndërkombëtare televizive.

Duke sjellë një formë rrëfyese dhe më intime në komunikimin mediatik, ajo u vlerësua si popullarizuese dhe revolucionarizuese e gjinisë televizive të emisioneve bisedore tabloide (tabloid talk shaw). Ajo e pasuroi këtë gjini duke vënë në qendër letërinë, vetëpërmirësimin dhe shpirtmirësinë. Edhe pse e kritikuar për tepërime, për kundërthënie, ajo është admiruar përgjithësisht nga publiku. Më 2006 ajo u bë përkrahësja e parë publike e Barack Obamës dhe mediat bënë të ditur se ajo ia dha atij mbi një milionë në zgjedhjet paraprake të vitit 2008, çka atëherë u përfol sikur do t'i jepej vendi i Obamës në Senat.

U pagëzua me emrin biblik Orpah, por u thirr Oprah ngaqë njerëzit e saj nuk ia shqiptonin dot tamam emrin. Nëna, Vernita Lee, shtëpiake, dhe babai, Vernon Winfrey, minator qymyri, ishin të palidhur me martesë dhe u ndanë fill pas lindjes së saj. Babai i saj ishte në shërbim të detyrueshëm ushtarak kur ajo lindi. Në gjashtë vitet e para të jetës për të u kujdes gjyshja Hattie Mae Lee, tejet e varfër. Ajo e mësoi mbesën të lexonte që në atë moshë dhe të recitonte vargjet e Biblës. Oprah thotë se pikërisht gjyshja e mësoi të fliste në publik dhe ia dha asaj një ndjenjë pozitive ndaj vetvetes.

Më 1983, Winfrey u vendos në Çikago për të drejtuar emisionin gjysëmorësh talk show AM Chicago. Emisioni i parë u dha më 2 janar 1984. Brenda pak muajsh emisioni u rendit në vendin e parë për shikueshmërinë më të lartë. Emisioni u ripagëzua, tashmë me emrin The Oprah Winfrey Show, u zgjerua në një orë dhe filloi të transmetohej në mbarë Amerikën prej 8 janarit 1986. Revista Time shkruante: "Pak njerëz do të besonin se Oprah Winfrey do të ngjitej në stadin e drejtueses më popullore të talk show në  TV. Në një fushë të zotëruar nga meshkujt e bardhë, ajo është një zezake me një aftësi të jashtëzakonshme. Çfarë i mungon në ashpërsinë e gazetares, ajo e plotëson me të folurit kureshtar, me humorin e fuqishëm dhe sidomos me empatinë e saj. Të ftuarit me histori të trishta ia arrijnë të shaktojnë lot në sytë e Oprah... Emisioni i saj është një seancë terapie."

1993, Winfrey drejtoi një intervistë të rrallë të me Majkëll Xhekson (Michael Jackson), që do të ishte programi i katërt më i parë në historinë e televizionit amerikan, do të ishte intervista me shikueshmërinë më të lartë të kohërave, me një publik prej njëqind milionë vetash. Ndoshta emisioni më i shikuar i kohëve të fundit i Winfrey ishte episodi i parë i stinës së nëntëmbëdhjetë të The Oprah Winfrey Show në vjeshtën e vitit 2004. Ishte një emision që nuk harrohet kurrë nga publiku amerikan për risitë, për të papriturat, për kundërthëniet e panumërta. Winfrey bëri pastaj një marrëveshje për ta vazhduar emisionin deri në stinën 2010-2011, çka do të thotë që në atë kohë emisioni të jetë njëzetepesëvjeçar. Ajo ka në plan të drejtojë 140 emisione çdo stinë deri në stinën përfundimtare, kur do të rikthehet në numrin aktual, 130.

Koncerti për Çmimin Nobel të Paqes i vitit 2004 u drejtua nga Oprah dhe nga Tom Cruise. Pati numra muzikorë nga Cyndi Lauper, Andrea Bocelli, Joss Stone, Chris Botti, Diana Krall, Tony Bennetti dhe të tjerë. Koncerti u dha në SHBA më 23 dhjetor 2004 nga televizioni E! Winfrey themeloi edhe rrjetin televiziv kabllor për gratë të quajtur Oxygen. Ajo është gjithashtu presidente e kompanisë Harpo Productions.

Më 1985, Winfrey luajti në filmin e Steven Spielberg The Color Purple (Purpuri), bazuar në romanin fitues të çmimit Pulitzer të Alice Walker. Vitin tjetër u kandidua për Oskar në kategorinë e aktores jokryesore, por humbi përballë Anjelica Huston. Purpuri u bë muzikal dhe u dha në Broadway më 2005, me Winfrey si producente. Më 1998, Winfrey prodhoi dhe luajti në filmin Beloved, bazuar në romanin fitues të çmimit Pulitzer të autores Toni Morrison. Ky film do të injorohej nga publiku, çka do t'i shkaktonte asaj një humbje prej $30 milionë. Ajo do të luante në filma të tjerë dhe do t'i prodhonte vetë disa prej tyre edhe në vitet e mëvonshme. Winfrey publikon dy revista: O, The Oprah Magazine dhe O at Home. Ka uebsajtin Oprah.com. Është gjithashtu, ndër të tjera, pronare e radiove XM Satellite Radio dhe e XM Radio Channel 156.

Winfrey aktualisht jeton në "The Promised Land", në fermën e saj 170 000 m² me pamje nga oqeani dhe nga malet Montecinto të Kalifornisë, jashtë Santa Barbaras. Ka edhe një shtëpi në Lavallette të Nju Xhersit, një apartament në Çikago, një fermë në Fisher Island në brigjet e Maiemit, një shtëpi skijimesh në Tellurise të Kolorados dhe prona në ishullinMaui të Havait. Ajo ka edhe shtëpi në ishullin Antigua. Winfrey dhe partneri i saj Stedman Graham janë bashkë prej vitit 1986. Ata ishin zotuar të martoheshin në nëntor 1992. Winfrey beson se arsyet pse ajo nuk ka fëmijë është ngaqë studentet e saj në Oprah Winfrey Leadership Academy for Girls janë vajzat e saj./Elida BUÇPAPAJ

 

 

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Lamtumirë shkrimtarit amerikan Xhon Apdajk (01.28.2009)
Xhon Belushi gjeniu shqiptar i skenës dhe ekranit botëror (01.24.2009)
ZJARR DHE AKULL ROBERT FROST POETI I PARË QË LEXONTE POEZI NË NJË INAUGURIM PRESIDENCIAL (01.20.2009)
Hollivudi nuk e kandidon për Oskar filmin Gomorra (01.14.2009)
Kera Dioguardi, kandidate e çmimit Grammy- gjyqtare në sezonin e tetë të American Idol (01.11.2009)
ISMAIL KADARE: Mithat Frashërit ia mori jetën politika dhe ia ktheu letërsia (12.30.2008)
Vdiq autori i Përplasjes së Qytetërimeve - po kush ishte Samuel Filips Hantingtoni ? (12.29.2008)
GUSTAV EIFEL OSE NJERIU I KULLËS EIFEL DHE STATUJËS SË LIRISË (12.27.2008)
Merry Christmas !< (12.25.2008)
Majkëll Xhekson shëndosh e mirë (12.24.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]