VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VJEN PLEQËRIA
Nga AGIM GASHI

E Premte, 03.28.2014, 09:00pm (GMT1)



Ah sa shpejt ardhi pleqëria
Por nuk plaket dashuria,
Pas lindjes të vjen vdekja
Sa e shkurtër kenka jeta!

Si një ëndërr kalojnë vitet
I lumi ai që jetoj me nder,
Kush e vjedhi e tradhëtoi atdheun,
Ata presin një vdekje t´mjerë.

Spiujt e ndyrë kur të varrosen
Ndytësirat u fluturojnë,
Kalimtarët vorrin ja pshurrin,
Ndersa sorrat aty glacojnë.

O Ju njerz të atdheut tim,
Pritne vdekjen dhe pleqërinë,
Kush e bën vdekjen e ndershme
Nderojnë veten dhe Shqipërinë.

28.03.14
Düren

AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.