VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MONOTONIA
Nga VEHBI SKËNDERI

E Shtunë, 03.29.2014, 09:40am (GMT1)



"Si është e mundur", bërtet kur të them: "Hëna është
një mizë mburravece që shet flori të vjedhur". Kur të them:
"Dielli, një kokrrizë, që mund ta hajë si thjerzë çdo harabel."
E shkulesh prej gazit, kur më sheh se përkëdhel një ferrë.
"Ruaju mos të çjerrë", më jep këshillë.
E hap sytë sërisht, kur të them: "Kam shkelur gjithë Afrikën, Azinë e Amerikën,
xhungël me xhungel, për të gjetur një strofull
të sigurt, që të fshihem nga Vetmia". Dhe as që të besohet,
kur të them se Monotonia është gjella më e pështirë
dhe më e neveritëshme e Kohës tonë. E gjithmonë hutohesh,
kur të them: "Më mirë ha për drekë syrin e vetëm të Zotit
Polifem, se sa këtë çorbë monotone të përditëshme..."

Reinach, Janar 2001
-
Nga libri "Zvicra Shqipëria ime", Prishtinë 2004
VEHBI SKËNDERI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.