VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VETËM SA HAPË E MBYLLË SYTË
Nga SEJDI BERISHA

E Shtunë, 03.29.2014, 11:33am (GMT1)



Vetëm sa mbyllë e hapë sytë
Duroje lumturinë time të vonuar
Kam dëshirë
Shumë kam dëshirë
Ta kam pranë
E durimin ta përkëdheli
Për pritjet që më dogjën

Për një çast
Duroje lumturinë time
Se ajo hidhërohet
E pastaj
Nuk më vjen kurrë
Atëherë
Do ngeli krahëhapur
Si shqiponja në fluturim
SEJDI BERISHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.