VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LETËR MIKES
Nga PËRPARIM HYSI

E Shtunë, 03.29.2014, 02:19pm (GMT1)


Sot jam i ngeshëm dhe kohën kam me pashë
Dhe, befas, në mëndje të solla.
Më vijnë kujtimet dhe zë mbushem me gaz
Se vetëm me ty sot u "ndodha".

Se ç'kohë e bukur! Sa çaste magjike!
Më hidhet zëmra, nga gjoksi më del
Ke kohë që s'je bërë e gjallë, moj mike!
Kjo heshtje e gjatë, gazin kthen në helm.

Zë e kujtoj çastet... mandej premtimet
Premtimet? Po ku vajtën ato?!
Më mbytin, pas kësaj, ngashërimet
Dhe s'kam se si mos regëtij me "oh!"

Jetoj me të shkuarën, kur jam i ngeshëm
Se shpirti sikur të shkuarën më do
Por s'mund të harroj. Kot jam i vdekshëm
Mike, po ti më kujton apo jo?!

Në është e mundur, shkruamë dy gisht letër
Në vënd të letrës,qoft dhe një mesazh
Të zë nostalgjia kur je i vjetër
Dhe më nuk shtoj asnjë llaf...

29 mars 2014

PËRPARIM HYSI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.