VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANGELICA ADONIKE
(Engjëll i Hijshëm)
Nga PABLO NERUDA

E Enjte, 04.10.2014, 08:57am (GMT1)



Sot pranë një të reje të pacënuar u shtriva
si në brigjet e një oqeani të bardhë
si në zemrën e një yllthi të përvëluar
në një hapësirë të ngadaltë.

Prej vështrimit të saj të gjatë e të gjelbërt
drita pikon si ujë i tharë,
në rrathë të tejdukshëm e të thellë
me forcë të freskët.

Gjoksi i saj një zjarr me dy flakë
që lart ngjiten e në dy vende digjen,
me dy lumenj të gjerë e të kthjellët
që tek këmbët e saj mbrrijnë.

Një klime e artë sapo po piqej
zgjatjet ditore të trupit të saj
me fruta gjerësisht mbuluar
e zjarr që s'shihet.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.