VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TA DISH...
Nga DRITA LUSHI

E Premte, 04.11.2014, 09:39am (GMT1)



Mbrëmjeve,
se ç'më përshpërit ca fjalë magjike,
e me yjet, shpesh bën edhe ujdi,
qetsisht më bën që të besoj,
se mi këndojnë ata ninullat , dhe jo ti.

Mëngjeseve,
kur endé gjumi si pushtues mbi sy më rri,
Vjen më lë mbi supe, ca puthje prilli
e ikën, bën si i paditur,
hutueshëm më thua: "ti paska lënë dielli".

Ta dish,
po të betohem, që ndonjë natë,
s'do flé nga fjalë, as nga ninulla,
tërë natën zgjuar do të rrija,
veç sytë si shejtankë, kot do ti mbyllja.

Hah...
E qepallat, rrufeshëm një çast do t'i hap,
Kur lehtë të më qasesh ti me hapa fryme.
e s'ke ku shkon pastaj, s'ka lojra më,
rob do të ngelesh brenda tyre.

2014

DRITA LUSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.