VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MBI MBASDITET PËRKULUR
Nga PABLO NERUDA

E Premte, 04.11.2014, 04:00pm (GMT1)



Mbi mbasditet përkul rrjetat e mia të trishta hedh
në oqeanin e syve të tu.

Atje zgjatet dhe digjet mbi atë mal-zjarri
vetmia ime që krahët tund si i mbyturi.

Sinjale të kuqe dërgoj për sytë e tu që mungojnë
e që si deti valëzojnë në bregun e një fari.

Ruaj vetëm errësirat, femër e imja dhe e largët,
nga vështrimi yt ndonjëherë bregu i tmerrit ngrihet.

Mbi mbasditet përkulur rrjetat e mia të trishta hedh
në atë det që oqeanin e syve të tu trazoi.

Zogjtë e natës yjet e parë çukisin
që xixëllojnë si shpirti im kur të dua.

Nata mbi pelën e saj të errët vrapon
kallinj të kaltërt mbi fushë shpërndau.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.