VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EDHE LULET DASHUROHEN
Nga ARTUR VREKAJ

E Shtunë, 04.12.2014, 08:42am (GMT1)


Edhe lulet dashurohen,
që në rrënjë kur pleksin fijet,
Brumin ngjyrat, zbukurohen
shije-shije bukurie...

Yjet zbresin, mbi to flenë
si në shtrate dashurie,
Cilët sy në to peng s'mbetnë
vështrimvjedhur fije-fije?

Me të pëlqyerat që mbjellim vetë
afshim shtëpinë jashtë e brënda,
shpirt e zëra pranverojmë,
dashurisht freskojmë zemrat.

Edhe në qofshin të egra
janë të arrira, të magjishme
se durojnë stuhi dhe erëra
si dashuritë e vëndlindjes.
ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.