VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRISHTI SHQIPTAR - BABUSHI
Nga RRUSTEM GECI

E Shtunë, 04.12.2014, 10:46am (GMT1)



Gjergj Kastriotin - Babushin
mund ta quaj mësuesin tim
aq shumë të fyer, e të sharë
dhe aq shumë të lavdëruar

Këtë kolos të kombit tonë
mund ta quaj Krisht, mund
ta quaj Budë, shenjt, ose një
mbret të të gjithë shqiptarëve

Gjergj Kastrioti ynë- Babushi
në çdo kohë më bën të lumtur
falë luftës dhe gjakut të tij
shqiptarët i mbijetuan shuarjes

Atë burrë me famë dhe nder
e kam mësues, e kam Krisht
Gjergji luftoi edhe për mua
edhe për ty, dhe për të gjithë!..

RRUSTEM GECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.