VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ELSA NË PASQYRË
Nga LOUIS ARAGON

E Shtunë, 04.12.2014, 05:26pm (GMT1)


Ishte bash në mesin e sonës tragjedi
dhe tërë të lumen ditë që rrinte në të sajën pasqyrë
ajo krihte flokët e saj të artë unë besova se kam kqyrë
duart e saj të prâjta tek shuanin zjarrin farfuri
ishte bash në mesin e sonës tragjedi

dhe tërë të lumen ditë që rrinte në të sajën pasqyrë
ajo krihte flokët e saj dhe unë thoja gjithsesi
ishte bash në mesin e sonës tragjedi
tek pa ditur gjë luante në harpë një melodi të dlirë
ishte bash në mesin e sonës tragjedi

ajo krihte flokët e saj dhe unë thoja gjithsesi
se e martirizonte kujtesën e saj me vetëdëshirë
tërë këtë të lumen ditë që rrinte në pasqyrë
tek i këndellte lulet e pafund të zjarrit farfuri
pa thënë atë që tjetërkush do kish thënë gjithsesi

ajo e martirizonte kujtesën e saj me vetëdëshirë
ishte bash në mesin e sonës tragjedi
bota i ngjante asaj pasqyre ndjellazi
krëhëri ndante flokët e mëndafshët
dhe skutat e kujtesës sime ndrinin flakët

Ishte bash në mesin e sonës tragjedi
ashtu si në mes të javës vetë e enjtja rri

dhe tërë ditën e lume në kujtesë duke kqyrë
ajo pa në largësi teksa vdisnin në pasqyrë

një nga një aktorët e sonës tragjedi
dhe janë më të mirët e kësaj bote ndjellazi

e ju i dini emrat e tyre pa jua thënë vetë
e ç'kuptim kanë flakët në të gjatat netë

e flokët e saj kur ajo të vijë të ulet këtu pari
e të krehë pa thënë asgjë pasqyrime zjarri
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.