VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Oprah Uinfri lë shown më 2011, për të filluar kanalin e saj televiziv
E Premte, 11.20.2009, 06:49pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Pas njëzet vjetësh Oprah Winfrey, mbretëresha e talk show amerikane, do të mbyllë programin e përditshëm në shtator 2011. Show ka filluar më 1986.

 

Këtë e ka bërë të ditur sot në mënyrë zyrtare botimi online i Washington Post. "The Oprah Winfrey Show" është një nga programet televizive amerikane më të shikuara, ka arritur në stinorin e saj të njëzetepesë: puntata e fundit jepet më 9 shtator 2011, të premten, siç është traditë.

 

Sipas së përditshmes amerikane, programi i Oprah është në kulmin e suksesit të saj. Show i së premtes, vlerësojnë vëzhguesit mund t'i thyejë të gjitha rekordet. 

 

Oprah Winfrey, e cila zotëron një perandori të vërtetë mediatike, është konsideruar zezakja më e pasur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Programi i saj jepet pasditeve dhe tërheq vëmendjen e rreth 7 milionë shikuesve çdo ditë.

 

Gazeta New York Times, botimi online, duke konfirmuar lajmin e largimit të saj nga show, tthotë se ajo do të fillojë kanalin e saj televiziv. Burim i lajmit është një zëdhënëse e saj. (http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.