VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MUNGESA
Nga PABLO NERUDA

E Djelë, 04.13.2014, 02:22pm (GMT1)


Sapo të lashë,
shko brenda meje, e kristaltë
o e drithëruara
o e shqetësuara, prej meje plagosur
o ti që dashuria të qetëson, ashtu si kur sytë e tu
mbyllen mbi dhuratën e jetës
që papushim tu dhurua.

Dashuria ime
ne jemi takuar
me etjen e kemi
pirë gjithë ujin dhe gjakun,
me urinë
u ndeshëm
dhe kafshuam
ashtu si kafshon zjarri
që me plagë pas na la.

Por pritmë,
e ëmbëlsinë ma ruaj.
Edhe unë do të të jap
një trandafil.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.