VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJERI
Nga SABIT GECAJ

E Martë, 04.15.2014, 05:22pm (GMT1)



A sheh luftë
sy e qiell
njerëz a sheh planete
O njeri
tokën nën këmbë e ke
pa asnjë mëkat
aty rri e zeza
A sheh paqe
o njeri
vetveten a e njeh
në shpirtin tënd
a në sytë e të tjerëve
je sall përftim
O njeri
cila botë është për ty
ajo me zemër najloni
me flokë të kauçukta
me pleh njerëzor
hije si ty

O njeri
rilind në mua
ose po fikem
dritë as diell pa prekë
në ty...

© s. gecaj
SABIT GECAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.