VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KAM DËGJUAR SE NUK DONI TË MËSONI ASGJË
Nga BERTOLT BRECHT

E Martë, 04.15.2014, 06:41pm (GMT1)



Kam dëgjuar se nuk doni të mësoni asgjë.
Nxjerr përfundimin: jeni milionerë.
E ardhmja juaj është siguruar - ajo është
Para jush në dritë të diellit. Prindërit tuaj
Kanë bërë të mundur që këmbët tuaja
Të mos marrin në thua në asnjë gur. Atëherë nuk duhet
Të mësoni asgje. Kështu siç jeni
Mund të mbeteni.
E nëse, pavarësisht kësaj, ndesheni në vështirësi, nisur nga nderrimi i kohëve,
Siç kam dëgjuar, jeni të pasigurt
Keni mentorët tuaj që ju thonë saktësisht
Se çfarë duhet bërë në mënyrë që të jeni mirë.
Ata kanë lexuar librat e atyre
Që i dinë të vërtetat
Të cilat kanë vlerë në të gjitha kohët
Dhe recetat që ndihmojnë gjithmonë.
Nisur nga fakti që janë shumë ata që mësojnë për ju
Nuk duhet të luani as gishtin.
Por, nëse nuk do të ishte kështu
Atëherë do të duhej të studioje.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.