VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PASQYRA
Nga SYLVIA PLATH

E Mërkurë, 04.16.2014, 05:05pm (GMT1)



Jam e saktë dhe e argjendë, pa paragjykime,
çdo gjë që e shikoj, e përbij menjëherë
të të tillë e të këtillë pa hije dashurie a neverie.
Unë nuk jam mizore, por vetëm e vërtetë -
sy katërkëndësh i një perëndie të vogël.
Më shumë se koha pasqyroj
në murin përballë.
Është i kuq, i njollosur.
Tashmë prej qëkur e shikoj dhe e ndiej
një pjesë të zemrës sime. Po ajo është e nuk është.
Fytyrat dhe terri vazhdimisht ndahen.
Tash unë jam një liqen.
Mbi mua përkulet një grua
duke kërkuar në mua të zbulojë atë që ajo është realisht.
Pastaj iu kthehet atyre gënjeshtareve: qirinjve ose hënës.
Unë shikoj shpinën e saj dhe e pasqyroj besnikërisht.
Ma shpërblen me lotë dhe me një dridhje duarsh.
Jam e rëndësishme për të.
Edhe ajo vjen e shkon.
Në çdo mëngjes fytyra e saj ndërrohet me terrin.
Tek unë ajo ka fundosur një vajzë,
nga unë i del përballë
ditë pas ditë një plakë, peshk i përbindshëm
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.