VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

E POSADALË NGA SHPELLA
Nga VEHBI SKËNDERI

E Enjte, 04.17.2014, 09:02am (GMT1)



Zonjë, e kur do të reshtin, këto "eksperimente" të bezdisshme
linçuese e poshtëruese?
Zonjë, më zunë frymën ambalazhet moralizuese, këmishat antiplumb,
tatuazhet, qentë e kufijve dhe blindazhet civilizuese.
Zonjë, e kur do të marrë fund ky ankth pa fund!

Zonjë! Këtë gjerdhan me diamante, varja në qafë e maces tënde Xhesi
Kur gërhet, të lëpin e nuk të shqitet. Ikin vitet! Siç e sheh,
vitet janë si shitëse ambulante, që kurrë nuk rrinë në një vend.
Eja, pra, zonjë, me mua, njëmend!
Unë të dua edhe pa këtë bizhuteri marramendëse.

Pa m'i lexuar e reklamuar në ekran, vlerat e tua kurative,
si rradhiqe. Unë të dua kështu siç je :
Treçereklakuriqe, e posadalë nga diskoteka, teksa të tunden në ballë
tri kaçurela.
Apo lakuriqe krejt, Evë
E posadalë nga shpella!

Bernë, 5 qershor 1997
--
Nga libri "Zvicra Shqipëria ime", Prishtinë 2004
VEHBI SKËNDERI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.