VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MES TRISHTIMEVE
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Enjte, 04.17.2014, 09:07am (GMT1)





Po e preke ashtin tim
Do  gjesh
Rrugën e baladave
Kosovë e djegur
Mall i zhuritur në kërthizë

Po dole nga rruga
Do të të zhbijnë langonjtë
Që presin të uritur për gjak
Tej sinorëve të tu
 Tokë e djegur
Nga mallkimet

I kanë zënë pritat ujqërit
Janë duke i rrjepur sinorët
Atdhe im i  pa gjumë

Nëpër damarët e plasaritura
Lëshuan disa lloje insektesh
Sa e sa herë
T'u thyen dhëmbët
Kur e kafshoje dhembjen

Mes trishtimeve dhe zjarreve
 I dole përballë rrufeve
Burrërisht përbuze degën e thyer
Të ullirit të thinjur

ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.