VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POEZIA E PËRKRYER S'KA PËR T'U SHKRUAR KURRË
Nga CHARLES BUKOWSKI

E Premte, 04.18.2014, 10:45am (GMT1)



poezia e përkryer
s'ka për t'u shkruar kurrë.
dal nga shtëpia
në 11 të mëngjesit,
sillem,
i jap një përshëndetje sime shoqeje,
ia mbaj drejt kodrës.
hyj në botë.
poezia e përkryer
s'ka për t'u shkruar kurrë,
kurrë s'ka për t'u shkruar
këtu,
kudo,
mbi një fletë,
në rrugë,
në mure,
në Paris,
në Perù,
në zyrë,
në stacion,
në një tabelë reklamash,
në kokën e një gjilpëre,
poezia e përkryer
nuk do të shkruhet kurrë.
e për këtë
i falënderojmë perënditë.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.