VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MË QESHE DAJT
Nga SINAN KËRPAÇI

E Shtunë, 04.19.2014, 08:12am (GMT1)


Kujtova se dimrin e vara
për vitin tjetër në gardërobë
sapo Dajti ma tundi
joshëse gjethnajën:
u deha
me ç`më shfaqi poshtë
dhe më s`ia pashë majën.

Nuk është kohë për dëborë
ajo që është për lule:
më qeshe Dajt,
më veshe hollë
kur bukurinë e ule,
e ule poshtë gjunjëve.
Ma bëre shesh me lule
sa më le hollë...
me një të varur
në gardërobë.

16. 4. 2014
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.