VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PUTHMËNga JACQUES PREVERT

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 02:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
PUTHMË
Nga JACQUES PREVERT

E Shtunë, 04.19.2014, 09:51am (GMT+1)


Në një lagje të qytetit Lumier
Ku është terr gjithmonë e ajër s'ka
E dimër bën dimër e verë
Ajo ishte në shkallë
Ai ish pranë saj e ajo pranë tij
Ishte natë aty
Vinte era squfur
Sepse pasdite kishin vrarë çimka
E ajo i thoshte atij
Këtu është terr i zi
Ajër nuk ka
Dhe dimër është dimër e verë
Dielli i të madhit Zot nuk ndrin për ne
Ka madje tepër punë në lagjet e të pasurve
Shtrëngomë mes krahëve
Puthmë
Puthmë gjatë
Puthmë
Më vonë do të jetë tepër vonë
Tash për tash është jeta jonë
Këtu plasaritet gjithçka
Nga ngrica e nga vapa
Mërdhin e ngel pa frymë
Këtu ajër s'ka
Nëse ti resht së më puthuri
Besoj se do të vdes së mbytyri
I ke pesëmbëdhjetë vjet e unë pesëmbëdhjetë vjet
Së bashku bëjmë tridhjetë
Tridhjetë vjeç s'je fëmijë më
Kemi moshën për punë tashmë
Kemi të drejtën edhe të puthemi
Më vonë do të jetë tepër vonë
Tash për tash është jeta jonë
Puthmë ti!
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TOKA TEK TYNga PABLO NERUDA (04.19.2014)
MË QESHE DAJTNga SINAN KËRPAÇI (04.19.2014)
POEZIA E PËRKRYER S'KA PËR T'U SHKRUAR KURRËNga CHARLES BUKOWSKI (04.18.2014)
MES TRISHTIMEVENga ADEM ZAPLLUZHA (04.17.2014)
E POSADALË NGA SHPELLANga VEHBI SKËNDERI (04.17.2014)
PASQYRANga SYLVIA PLATH (04.16.2014)
VJESHTË E VONËNga SADIK KRASNIQI (04.16.2014)
LOJËNga EDUARD FRROKAJ (04.16.2014)
KAM DËGJUAR SE NUK DONI TË MËSONI ASGJËNga BERTOLT BRECHT (04.15.2014)
DIELLI I DITËS SIMENga SINAN KËRPAÇI (04.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]