KËPUCËT E LEHTA Nga XHENC BEZHI
E Shtunë, 04.19.2014, 11:55am (GMT+1)
Edhe sa na mbeti festa? - pysnim të moshuemit, edhe sa po do pranvera, t'shkrihet akulli i lumit?
Prisni, djem, të dëhet bora, të marrë udhë ndër vija, ta shpëlajë shiu i pranverës, e t'çeli qershija.
Sa ma shumë afrohej dita, aq ma shumë zgjateshin netët, e pafud na bahej pritja, dimnin tash urrenim.
Plakë na ishin dordolecat, çizmat lodhë edhe zhbirue, gjith' ma i ftohtë na dukej dimni, edhe bora ish zverdhnue.
Ndoshta nesër, sa t' zbardhë dita, ndoshta nesër do të trokasë dita e festes me kepuce te reja, që t'vraponim jashtë ...
Po shpesh zgjoheshim plot trishtim, "shkundeshin plakat", bora n'gju, t'vjetra çizmet, hedhë m'njanë duhej rishtas me i këkrue.
Andërr shihnim gjithë një dimën, kur do t'vinte festa, gjith' një dimen tue dëshirue këpucët tona t'lehta.
XHENC BEZHI
|