VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËPUCËT E LEHTA
Nga XHENC BEZHI

E Shtunë, 04.19.2014, 11:55am (GMT1)




Edhe sa na mbeti festa?
- pysnim të moshuemit,
edhe sa po do pranvera,
t'shkrihet akulli i lumit?

Prisni, djem, të dëhet bora,
të marrë udhë ndër vija,
ta shpëlajë shiu i pranverës,
e t'çeli qershija.

Sa ma shumë afrohej dita,
aq ma shumë zgjateshin netët,
e pafud na bahej pritja,
dimnin tash urrenim.

Plakë na ishin dordolecat,
çizmat lodhë edhe zhbirue,
gjith' ma i ftohtë na dukej dimni,
edhe bora ish zverdhnue.

Ndoshta nesër, sa t' zbardhë dita,
ndoshta nesër do të trokasë
dita e festes me kepuce te reja,
që t'vraponim jashtë ...

Po shpesh zgjoheshim plot trishtim,
"shkundeshin plakat", bora n'gju,
t'vjetra çizmet, hedhë m'njanë
duhej rishtas me i këkrue.

Andërr shihnim gjithë një dimën,
kur do t'vinte festa,
gjith' një dimen tue dëshirue
këpucët tona t'lehta.
XHENC BEZHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.