VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VERIFIKIM
Nga QAZIM SHEHU

E Djelë, 04.20.2014, 09:06am (GMT1)


Më duhet të shpik,
Një fytyrë tjetër qe nuk e kam,
Prej vetes të ik,
Manikin me shafran.
Në tekë ëndrrash, mekanizëm diabolik,
Krah palloi mbi një trup korbi,
Eci gjithnjë dhe kur ik,
Kthej kokën...fytyra e parë s`më kujtohet...
Mbetem lumë qe fluturoi prej rrjedhës,
Shtratin la të thahet pa mëshirë,
Kohë me reshje që shkatërroi të mbjellat,
Vërtet ç`jam ..thojeni ju më mirë...
QAZIM SHEHU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.