VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOLONELI I MARKEZIT
Nga SINAN KËRPAÇI

E Djelë, 04.20.2014, 03:14pm (GMT1)


Kur Gabriel Garsia Markezi
shkroi për një kolonel
s`e kishte njohur babain tim
me një dorë të prerë
në Botëroren e Dytë.

Por Markezi s`na la pa kolonel!
Sikur ta kishte dëgjuar
kur i thoshte "Çetës Vullnetare":
Para marsh! në Fushëbardhë
Markezi i madh do të bërtiste: Gjeneral!

Si titull në kopertinën e librit do kishim lexuar
"GJENERALIT NUK KA KUSH T`I SHKRUAJË"

Babai u ngatërrua keq,
me kokë sa s`e pagoi ai:
në vend që t`u thoshte grave të Çetës "Para marrsh!"
u tha "AVANTI!"
me gjuhën e të dashurës në Itali
dhe po padashur përmendi emrin e saj
në atë mënyrë sa desh i hoqën kokën.
Fati i tij, fati i tij:
doli Kryeministri dhe tha "E njoh që të vogël!"
Sa keq e kam parë unë në "Çetë" babanë
kur e caktuan Heroin si komandant me gratë!

19. 4. 2014
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.