SI RELIKT E SI NUSE PA DHËNDËR...! Nga SEJDI BERISHA
E Djelë, 04.20.2014, 03:44pm (GMT+1)
Ju sytha Që sertshëm Në pranverë keni shpërthyer Edhe Ti behar që përmallon Edhe ju shkëmbinj Me shikim kah qielli Athua M'i keni ruajtur kujtimet Edhe trishtimin rinor Në petalet e luleve Që si pëllumbat e bardhë Fluturojnë kaltërsive Ndoshta ndonjë syresh Do bie në kraharorin tim Në atë anën Ku vetëm tik-taku i zemrës dëgjohet
Sot kam ardhur Kaq lartë tek ju Të kuvendojmë pak E pak të mërzitemi Por mos m'i lëndoni këngët As kujtimet e ndrydhura Lapsin as bllokun Me kujtimet e maturës Që dikush m'i plagosi Edhe bankat shkollore M'i ndaloi
Tash e gjithmonë Gjimnazin dhe bankat e klasës I dua si relikte kohe Që kanë ngelur Edhe si nuse pa dhëndër Ëndrrat e mia të ndrydhura...
SEJDI BERISHA
|