VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SI RELIKT E SI NUSE PA DHËNDËR...!
Nga SEJDI BERISHA

E Djelë, 04.20.2014, 03:44pm (GMT1)



Ju sytha
Që sertshëm
Në pranverë keni shpërthyer
Edhe Ti behar që përmallon
Edhe ju shkëmbinj
Me shikim kah qielli
Athua
M'i keni ruajtur kujtimet
Edhe trishtimin rinor
Në petalet e luleve
Që si pëllumbat e bardhë
Fluturojnë kaltërsive
Ndoshta ndonjë syresh
Do bie në kraharorin tim
Në atë anën
Ku vetëm tik-taku i zemrës dëgjohet

Sot kam ardhur
Kaq lartë tek ju
Të kuvendojmë pak
E pak të mërzitemi
Por mos m'i lëndoni këngët
As kujtimet e ndrydhura
Lapsin as bllokun
Me kujtimet e maturës
Që dikush m'i plagosi
Edhe bankat shkollore
M'i ndaloi

Tash e gjithmonë
Gjimnazin dhe bankat e klasës
I dua si relikte kohe
Që kanë ngelur
Edhe si nuse pa dhëndër
Ëndrrat e mia të ndrydhura...
SEJDI BERISHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.