VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ERDHËN PASHKËT
Nga AGIM GASHI

E Djelë, 04.20.2014, 03:56pm (GMT1)



Erdhën Pashkët, ndrit hareja,
Në këtë tokë të Skënderbeut,
Nënë Tereza lart te Krishti
Lutet për liri t´Atdheut.

Shumë Urime ju shqiptar
Pashkët sot që i festojmë,
Jetë të lumtur e tolerance
N´tokë të Arbërit të gëzojmë.

Se ka thënë Zoti i qiellit
Jezu Krishti me u ringjallë,
Me shpërnda n´botë dashurinë
Edhe armikun me e falë.

Sa madhështore e sublime
Është falja me shpirt e zemër,
Me u shporr mallkimi e urrejtja
Dashuri e quajnë me emër.

Unë rapsodi nga mërgimi
Kudo Urime du me dergu,
Qoftë i bardhë populli e atdheu
Jezu Krishti qoftë lavdëru.

Jemë shqiptar në tokë të Arbërit
Këtu Zoti na ka qitë,
Kush sot lutet n´gjuhën shqipe
Ka me e pas të bardhën dritë.

Këtë gjuhë të ëmbël na e fali Zoti,
Dhe Jezusi shqip na flet,
Sa t´jetë bota me jetue
Vetëm shqip me milona vjet.

Populli im kudo që gjendet
Pastë jetë e dashuri,
Kudo paqja dhe mirësia
Kah i thonë Arbëri.

20.04.2014
Düren

AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.