ZËRI I TRËNDAFILIT Nga RRUSTEM GECI
E Hënë, 04.21.2014, 08:51am (GMT+1)
Një dashuri e huaj në të timen ka nisë e po hyn në trupin brenda ajo ka pak domethënie dashurie por më tepër lulëzim adhurimi
Në dashuritë tona të përditshme dashuria s´është lojë gjuhësore por ndjesi e shumë rrethanave dhe shpërthim i më shpirtërores
Pjesëmarrja diellit në jetën tonë është domosdoshmëri e të qënit thëllim i dritës në gjakun e tokës dhe lëng i jetës në lule dhe pemë
Dashuria s´ lëkundet nga fama shkrimtarët dhe gjithë krijuesit në kraharor e bartin frymëzimin dhe botën me pafund të shpirtit!...
Rrustem Geci, poezi nga libri "Kanuni poetik"
RRUSTEM GECI
|