VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZËRI I TRËNDAFILIT
Nga RRUSTEM GECI

E Hënë, 04.21.2014, 08:51am (GMT1)


Një dashuri e huaj në të timen
ka nisë e po hyn në trupin brenda
ajo ka pak domethënie dashurie
por më tepër lulëzim adhurimi

Në dashuritë tona të përditshme
dashuria s´është lojë gjuhësore
por ndjesi e shumë rrethanave
dhe shpërthim i më shpirtërores

Pjesëmarrja diellit në jetën tonë
është domosdoshmëri e të qënit
thëllim i dritës në gjakun e tokës
dhe lëng i jetës në lule dhe pemë

Dashuria s´ lëkundet nga fama
shkrimtarët dhe gjithë krijuesit
në kraharor e bartin frymëzimin
dhe botën me pafund të shpirtit!...

Rrustem Geci, poezi nga libri "Kanuni poetik"

RRUSTEM GECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.