VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË VARRIMIN E KRISHTIT
Nga LUMO KOLLESHI

E Hënë, 04.21.2014, 03:14pm (GMT1)



Vetveten gënjeni e shtireni kot,
Dhe lotët i keni marrë me qira,
Me sy pons pilatësh shikoni ketë gropë
Ku trupi im humnershëm aty ra.

Pa nxirrni pastaj ca thërrime fjalësh
Tek shkundnit xhepat e hipokrizisë,
Kërkoni te përlotni ata sy të gjallësh
Që më ngritën ylberin e dashurisë.

Dhe prapë u them:Kot e më kot,
Po hidhni lopatën e fundit me baltë
Ikni këtej arratisur nga çdo zot,
Edhe për ju unë prapë do të ngjitem lart.
LUMO KOLLESHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.