VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LAGJIA PA DRITËNga PABLO NERUDA

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
LAGJIA PA DRITË
Nga PABLO NERUDA

E Mërkurë, 04.23.2014, 09:01am (GMT+1)



A mundet apo jo poezia e gjërave
jetën pikë për pikë të ma mbledhë?
Dje --- duke parë muzgun e fundit ---
një njollë myshku isha mes ca rrënojash.
Qytetet --- bloza dhe hakmarrje ---,
ndyrësia e hirtë e rrethinave të tyre,
punishtja që kurrizet thyen,
shefi syturbullt.
Shkëlqim i kuq gjaku mbi kodra,
gjak mbi rrugët dhe sheshet,
dhembje zemrash të thyera,
qelb lodhjeje dhe lotësh.
Një lum shkëlqimin e kuq përqafoi
si një dorë e ngrirë që kërkon mes hijesh:
yjet të nxjerrë.
Dhe shtëpitë që dëshirat fshehin
pas dritareve me dritë,
ndërsa era jashtë
nga pak baltë mbart tek çdo trandafil.
Larg ... bryma e harresave
--- tym i trashë, kërcej të thyer ---,
dhe fusha,! fusha e gjelbërt! ku dihasin
buajt dhe burrat e djersitur.
Dhe unë jam këtu, mbirë mes rrenojash,
vetëm gjithë trishtimet përtyp,
sikur vajtimi një farë të ish
dhe unë vazhda e vetme e tokës.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAGJISTARJANga VEHBI SKËNDERI (04.23.2014)
THEMELETNga LEOPOLD STAFF (1878-1950) (04.23.2014)
NË VARRIMIN E KRISHTITNga LUMO KOLLESHI (04.21.2014)
IKU NJË LIRIK I MADHIn memoriam Koçi PetritiNga PËRPARIM HYSI (04.21.2014)
ZËRI I TRËNDAFILITNga RRUSTEM GECI (04.21.2014)
VAJZATNga CHARLES BUKOWSKI (04.20.2014)
ERDHËN PASHKËTNga AGIM GASHI (04.20.2014)
SI RELIKT E SI NUSE PA DHËNDËR...!Nga SEJDI BERISHA (04.20.2014)
KOLONELI I MARKEZITNga SINAN KËRPAÇI (04.20.2014)
ZEMRA IME NJË KRAH I GJALLË I TURBULLT ISH...Nga PABLO NERUDA (04.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]