VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ATA I TREMBËN ZOGJTË
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Enjte, 04.24.2014, 08:26am (GMT1)





Toka e thinjur nga akullnajat
Lotonte në sy të diellit.
Si det, liqen, lumë a prrockë.
Pemët po bleronin në kohë të ngrohtë
Mysafirët e parë të jetës
Ishin zogjtë.

Erdhën njerëzit tevona
E ngritën qytetin e Pordhës,
Ku në rrugë me asfalt të krisun
E me pallatet truç, kokë më kokë
Askush nuk dvet: A u lodhtë?!
Ata i prenë pemët,
Ata i trembën zogjtë...

Flatruan zogjtë andej nga malet,
Nëpër pemë këndojnë melodi,
I zgjojnë mëngjeset.
Njerëzit prapë iu shkojnë nga mbrapa,
Në fundjava,
Për me i hjek streset...

Zogjtë e vegjel janë të mirë
Prapë i duan njerëzit
Me kangë iu thonë: A u lodhët?!
Pemët ua shtrojën gjethet e barin për mikpritje
Si qilimin diplomatik ma të mirë të botës.
Flladi i maleve plot me oksigjen
I freskon njerëzit e qytetit të Pordhës.

24 prill 2014

RAMIZ LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.