VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BUKURI
Nga PABLO NERUDA

E Enjte, 04.24.2014, 05:43pm (GMT1)



Bukuri,
si gur-ftohtin
e burimit, uji
hap me një vetëtimë plot shkumë
ashtu fytyrën tënde hap buzëqeshja
bukuri.
Bukuri,
duar imcake e këmbë vocërr,
që si kalth i argjendë,
endesh, lule e botës,
ashtu të shoh,
bukuri.
Bukuri,
me një fole bakri pa shkëlqim
në kokën tënde, një fole
ngjyrë mjalti të errët
ku zemra ime digjet dhe pushon,
bukuri.
Bukuri,
syve të tu fytyra jote s'iu mjafton
për sytë e tu toka nuk mjafton,
Ti vende zotëron, e lumenj ke
në të tutë,
atdheu im është në sytë e tu,
për ta eci,
dritë i japin botës ata
atje ku unë endem,
bukuri.
Bukuri
gjitë e tu si dy bukë drithi
prej tokës dhe hënës' artë janë,
bukuri.
Bukuri,
rrethi i belit tënd
krahët në lumë mi ktheu që qark
trupit tënd të ëmbël për mijra vjet ti shkojne
bukuri.
Bukuri,
S'ka si kofshët e tua,
ndoshta toka diçka mban
n
ë një vend të fshehtë
aromën e përkuljen e trupit tënd,
ndoshta diku,
bukuri.
Bukuri, imja bukuri
z
ëri yt, këmba jote, thonjë e tu,
bukuri, imja bukuri,
qenia jote, drita, hija jote,
bukuri,
t
ë gjitha ato timet janë, bukuri,
t
ë gjitha ato timet janë, timja je,
kur shkon apo pushon,
kur k
ëndon apo fle,
kur vuan a
ëndëron,
gjithmon
ë,
kur af
ër je apo larg,
gjithmon
ë,
imja je, bukuria ime,
gjithmon
ë.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.