VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Albumi i Suzanë Bojle debuton No 1 në klasifikimet amerikane
E Mërkurë, 12.02.2009, 08:48pm (GMT1)

 

Voal-online Susan Boyle arriti kreun e klasifikimeve të SHBA me albumine saj debutues, duke vendosur një rekord për vitin 2009 me 701 000 kopje të shitura, bëri të ditur kompania e vlerësimit të shitjeve Nielsen Soundscan.

 

Boyle, 48 vjeçe, një këngëtare skoceze me pamje jo të bukur, e cila u bë një sensaciion ndërkombëtar e YouTube në prill pasi mori pjesë në shown televizive "Britain's Got Talent" (Britania zbulon talentet), gjithashtu kryesoi klasifikimet britanike me albumin e saj në fillim të kësaj jave.

 

Albumi "I Dreamed a Dream" (Unë ëndërrova një ëndërr), dalë në qarkullim javën e shkuar, shënoi hapjen më të mirë të një albumi debutues të një femre në SHBA qëkur Soundscan filloi të vlerësojë shkalljen e shitshmërisë në vitin 1991, thotë Billboard.com.

 

Billboard thotë se vetëm një album në historinë e Soundscan ka parë një javë hapjeje më të mirë se Boyle.

 

Albumi i raperit amerikan Snoop Doog, "Doggystyle" shiti 803 000 kopje në javën e tij të parë më 1993, përpara se shitjet e albumeve do të përballeshin me piraterinë dhe me shitjet digitale.

 

Albumi i Boyle hyri në listat e Billboard 200 me No 1, përpara kryesuesit të "American Idol", Adam Lambert, albumi debutues i të cilit arriti No 3 me 198 000 kopje të shitura.

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.