VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PASAPORTA
Nga MAHMOUD DARWISH

E Hënë, 07.14.2014, 08:17pm (GMT1)



Ata nuk më njohën mua në hijen
Që fshin ngjyrën time në këtë Pasaportë
Dhe për ata plaga ime ishte një dëfrim
Për një turist të Cilit i pëlqen të bëjë koleksione fotosh
Ata nuk më njohën mua,
Ah... mos ma lër pëllëmbën e dorës sime pa diellin
Sepse pemët më njohin mua
Mos më lër të zbehtë si hënën!

Të gjithë zogjtë që ndoqën pëllëmbën time
Në derën e aeroportit të largët
Të gjitha grunajat
Të gjithë burgjet
Të gjitha muret e bardha
Të gjithë Kufijtë me klone
Të gjitha shamitë e lamtumirës
Të gjithë yjtë
ishin me mua,
Por ata m'i hoqën këto të gjitha prej pasaportës sime

Ma hoqët emrin dhe identitetin tim?
Mbi tokën që ushqeva me duart e mia?
Sot Oguri vikati
Duke mbushur qiellin:
Mos më bëj mua shembull sërish!
Oh, zotërinj, Profetë,
Mos i pyetni pemët për emrat e tyre
Mos i pyetni luginat kush është nëna e tyre
Nga balli im shpërthen plisi i dritës
Dhe prej duarve të mia vërshon uji i lumit
Të gjitha zemrat e popullit janë identiteti im
Prandaj merreni për fare pasaportën time!
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.