VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TË KËRKOJ
Nga PEDRO SALINAS

E Martë, 07.15.2014, 07:46am (GMT1)



 

Të kërkoj.
Jo në emrin tënd, nëse e thonë,
jo në pamjen tënde, nëse e pikturojnë.
Përtej, matanë, më tej.

Matanë teje të kërkoj.
Jo në pasqyrën tënde, jo në fjalët e tua,
as në shpirtin tënd.
Më tej, edhe më tej.

Më tej dhe më tej, më përtej
meje të kërkoj. Nuk je
ajo që unë ndiej për ty.
Nuk je
ajo që pulson
me gjakun tim në damarë,
pa qenë aty unë.
Matanë, më përtej të kërkoj.

Që të takohem me ty, të pushoj
së jetuari në ty, dhe në mua,
dhe në të tjerët.
Të jetoj tashmë përtej gjithçkaje,
nga ana tjetër e çdo gjëje
- që të të kem takuar -
sikur të ish për të vdekur.

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.