VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FJALËT QË S'U THANË
Nga SULEJMAN MATO

E Enjte, 07.17.2014, 08:00am (GMT1)



Fjalët që s'u thanë... u ngjanin anijeve me vela,
që ikin në dete të largëta e s'kthehen më kurrë.
Fjalët që s'u thanë ishin si oaze në shkretëtirë,
dhe si shtëpiza të vetmuara në breg të detit...

Fjalet që s'u thane...Sa të bukura ishin!
Po ti nuk deshe t'i dëgjojë kurrë.
Te dukeshin sikur ato vinin nga thellësitë e qiejve,
përmes vetëtimave.

Fjalët që s' u thanë kanë mbetur tek unë.
Dhe ka shumë vite që vetja më ngjan
me një varrezë plot zhurmë.
SULEJMAN MATO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.