VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MENDO PËR TË TJERËT
Nga MAHMOUD DARWISH

E Premte, 07.18.2014, 11:08am (GMT1)



    Ndërsa përgatit mëngjesin tënd, mendo për të tjerët,
    mos e harro ushqimin e pëllumbave.
    Ndërsa bën luftërat e tua, mendo për të tjerët,
    mos i harro ata që kërkojnë paqe.
    Ndërsa paguan faturën e ujit, mendo për të tjerët,
    për ata që iu mungojnë retë.
    Ndërsa je duke u kthyer në shtëpi, në shtëpinë tënde, mendo për të tjerët,
    mos i harro popujt e tendave.
    Ndërsa fle duke i numëruar planetet, mendo për të tjerët,
    për ata që nuk gjejnë një vend ku të flenë.
    Ndërsa dëfren veten me metafora, mendo për të tjerët,
    për ata që nuk kanë të drejtë të shprehen.
    Ndërsa mendon për të tjerët, ata larg, mendo për veten,
    e thuaj: të paktën të isha një qiri në mes të territ.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.