VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MË MIRË
Nga VEHBI SKËNDERI

E Djelë, 07.20.2014, 08:52am (GMT1)


Më mirë sipër turrave të druve,
Midis flakëve satanike të inkuizitorëve
Në Mat'hauzen, në qeli, në çmendi...
Se sa një shuarje,
Po themi në qetësi
Plot predikime të zgjatura,
Plot porosi dhe këshilla biblike
Plot pikëpyetje e dilema të mjergullta mistike.
Me receta të ndershme, të rrepta, të moralshme.
Vdekje cfilitëse e drobitëse,
E përditëshme, e përherëshme, e ngadalëshme
Dhe e pandalëshme...

Reinach, 2 prill 2003
-

Nga libri "Zvicra Shqipëria ime"
VEHBI SKËNDERI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.