VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË GJUMIN E GURIT
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Djelë, 07.20.2014, 08:57am (GMT1)





Kjo ujëvarë e fjalëve
Trishtueshëm derdhet
Në xhepat e erës

Guri thyhet nga acari
Kur vdesin zanat
Dielli kot hynë në baladë

Në maje plepi
S'u ndal shpendi i shenjtë
Shkoi dhe hyri në legjendë

Kur na i zunë shtigjet
Nuk patëm kohë
T'i përcjellim milingonat

Pastaj u kthyem në ëndërr
Disa mija vite fjetëm
Në gjumin e gurit
ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.