E Premte, 03.29.2024, 03:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
PRANIA E PËRJETSHME
Nga PEDRO SALINAS

E Djelë, 07.20.2014, 10:24am (GMT+1)



 

Nuk ka rëndësi se nuk të kisha,
nuk ka rëndësi se nuk të shihja.
Dikur të përqafoja, dikur të shikoja,
të kërkoja, të dëshiroja të tërën.
Sot nuk t'i kërkoj as duart, as sytë,
provat e fundme.
Të më rrije pranë të kërkoja dikur,
po, pranë meje, po, po, ama atje jashtë.
E më mjaftonte t'i ndieja që duart e mia
m'i jepnin duart e tua, që syve të mi
ua siguronin praninë.
Ajo që të kërkoj tashti është më shumë, tejet më shumë,
se puthja ose shikimi: dua të jesh më se pranë 

meje, brenda.
Sikundër era është e padukshme, ndonëse ua jep
jetën e saj qirinjve.
Sikundër drita është e qetë, pingule, e palëvizshme,
duke ikur nga qendra që nuk lëkundet më
në trupin fërgëllues të flakës që dridhet.
Sikundër është ylli, i pranishëm e i sigurtë,
pa zë dhe pa gjeste, në zemrën e hapur,
të qashtër, të liqenit.
Ajo që të kërkoj ty është vetëm që ti të jesh
shpirt i shpirtit time, gjak në gjakun tim
brenda damarëve.
Që ti të jesh në mua si zemra
ime që kurrë s'e shoh as e prek
e rrahjet e së cilës nuk lodhen kurrë
së më dhëni jetë gjersa do të vdes.
Si skeleti, sekreti i thellë
i qenies sime, të cilën do të ma shohë vetëm toka,
por që në jetë është ai që ngarkohet
me mbajtjen e peshës sime, mishit dhe ëndrrës,
të gëzimit dhe dhimbjes në mënyrë misterioze
pa pasur kurrë sy që ta shikojnë ndonjëherë.
Ajo që të kërkoj është që mungesa kalimtare
trupore të mos jetë për në as harresë,
as ikje, as mungesë: por që tëjetë për mua
zotërim tërësor i shpirtit të largët,
prani e përjetshme.

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË GJUMIN E GURITNga ADEM ZAPLLUZHA (07.20.2014)
MË MIRËNga VEHBI SKËNDERI (07.20.2014)
FËMIJËTNga AGIM MATO (07.19.2014)
KAQ VITE HËNA NGRËNËNga ARTUR VREKAJ (07.19.2014)
PRANVERA NORDIKENga EDITH IRENE SÖDERGRAN (07.18.2014)
MENDO PËR TË TJERËTNga MAHMOUD DARWISH (07.18.2014)
KURRËNga SEJDI BERISHA (07.18.2014)
FËMINIANga FREDERIK RESHPJA (07.17.2014)
FJALËT QË S'U THANËNga SULEJMAN MATO (07.17.2014)
POETINga TOM WAYMAN (07.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]