MIQËSI DRURËSH Nga JAHO MARGJEKA
E Hënë, 07.21.2014, 10:19am (GMT+1)
Në pamundësi për t'u përqafuar Drejt njëri-tjetrit zgjatin degët duar. Për çdo vjeshtë kur shi bie Shkundin gjethet në shenjë miqësie.
Kur pyllit plak i turret furtuna Të moshuarit, hollakët i mbështjellin me guna. Kur njëri nga sopata e druvarit pritet Lëkura e tjetrit prej dhimbjes plasaritet .
@ Jaho Margjeka Nga libri"Ëndrra midis"
JAHO MARGJEKA
|