VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MIQËSI DRURËSH
Nga JAHO MARGJEKA

E Hënë, 07.21.2014, 10:19am (GMT1)



Në pamundësi për t'u përqafuar
Drejt njëri-tjetrit zgjatin degët duar.
Për çdo vjeshtë kur shi bie
Shkundin gjethet në shenjë miqësie.

Kur pyllit plak i turret furtuna
Të moshuarit, hollakët i mbështjellin me guna.
Kur njëri nga sopata e druvarit pritet
Lëkura e tjetrit prej dhimbjes plasaritet .

@ Jaho Margjeka
Nga libri"Ëndrra midis"
JAHO MARGJEKA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.