REFUGJATI Nga MAHMOUD DARWISH
E Hënë, 07.21.2014, 02:23pm (GMT+1)
E kanë prangosur gojën e tij dhe ia kanë lidhur duart në gurin e të vdekurve. I kanë thënë: "Vrasës!", ia kanë hequr ushqimin, veshjet, flamujt dhe e kanë hedhur në qelinë e të vdekurve. I kanë thënë: "Hajdut!", e kanë refuzuar në të gjitha portet, ia kanë marrë dashurinë e tij të vogël, e pastaj i kanë thënë: "Refugjat!". Ti që i ke këmbë e duart të përgjakura, nata është jetëshkurtër, hallkat e zinxhirëve nuk janë të shkatërrueshme, sepse kokrrat e kallirit tim që po thahet do ta mbushin plot tejembanë luginën e grurit.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
|