VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REFUGJATI
Nga MAHMOUD DARWISH

E Hënë, 07.21.2014, 02:23pm (GMT1)


    E kanë prangosur gojën e tij
    dhe ia kanë lidhur duart në gurin e të vdekurve.
    I kanë thënë: "Vrasës!",
    ia kanë hequr ushqimin, veshjet, flamujt    
    dhe e kanë hedhur në qelinë e të vdekurve.
    I kanë thënë: "Hajdut!",
    e kanë refuzuar në të gjitha portet,
    ia kanë marrë dashurinë e tij të vogël,
    e pastaj i kanë thënë: "Refugjat!".
    Ti që i ke këmbë e duart të përgjakura,
    nata është jetëshkurtër,
    hallkat e zinxhirëve nuk janë të shkatërrueshme,
    sepse kokrrat e kallirit tim që po thahet
    do ta mbushin plot tejembanë luginën e grurit.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.